Dortmund bën përmbysjen e madhe dhe rihap garën për titullin në Bundesligë (video)

Dortmund ka fituar 432 ndaj Heidenheim në sfidën e luajtur në “Signal Iduna Park”, në sfidën përmbyllëse për javën e 20-të të Bundesligës. Pjesa e parë u mbyll 1-1, me dy gola të shënuar në fund. Në minutën e 44-të, Waldemar Anton zhbllokoi shifrat, duke kaluar Dortmundin në avantazh, pas topit të ardhur nga goditja e këndit dhe mbrojtësi e dërgoi në rrjetë.

Julian Niehues batazoi shifrat 1-1 në minutën e fundit shtesë, pas një rrëmuje në zonë. Pjesa e dytë nis më mirë ëpr miqtë që gjejnë avantazhin, sërish me Niehues, këtë herë me një supergol nga distanca.

Përmbysja e Dortmundit nuk vonoi dhe verdhezinjtë shënuan dy gola për dy minuta me Serhou Guirassy. Në minutën e 68-të, Guirassy shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, pas prekjes së topit me dorë nga kundërshtari brenda në zonë dhe një minutë më vonë, pas asistit të Maximilian Beier.

Në minutën e 85-të, Guirassy pati shansin e artë të kompletonte hat-trickun e tij, por këtë herë gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Rezultati nuk ndryshon deri në fund, Dortmund fiton 3-2 dhe rihap garën për titull, pasi tani verdhezinjtë gjenden vetëm 6 pikë pas Bayernit të vendit të parë.

SHIKOGOLAT

The post Dortmund bën përmbysjen e madhe dhe rihap garën për titullin në Bundesligë (video) appeared first on Telesport.