Dortmund-Atalanta, Guirassy me dedikim shumë prekës. Beier iu jep qetësinë e nevojshme verdhezinjve (video)

Ndryshe nga dy sfidat e tjera të mbrëmjes, Dortmund-Atalanta në “Signal Iduna Park” nisi 15 minuta më pas nga sa ishte parashikuar, për shkak të mbërritjes me vonesë në stadium të autobuzit të ekipit vendas, për shkak të trafikut të rënduar.

Verdhezinjtë e nisën shumë mirë takimin duke gjetur golin që në minutën e 2-të me Serhou Guirassy, i cili shënoi me kokë pas krosimit perfekt që mori nga Julian Ryerson.

Sulmuesi nga Guinea ia dedikoi golin një anëtari të familjes së tij që ndërroi jetë pak ditë më parë. Një gjest tejet prekës që mori duartrokitjet e të gjithë të pranishmëve në stadium.

Në minutën e 42-të ishte Maximilian Beier që dyfishoi shifrat pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Serhou Guirassy. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për Dortmund.

SHIKOGOLAT

The post Dortmund-Atalanta, Guirassy me dedikim shumë prekës. Beier iu jep qetësinë e nevojshme verdhezinjve (video) appeared first on Telesport.