I dyshuari për një rast të plagosjes në Ferizaj që kishte ndodhur më 21 dhjetor në rrugën “Wesley Clark”, është vetëdorëzuar sot në polici.
Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 11:15, i dyshuari A.R., 31 vjeç, ka kontaktuar Qendrën e Komunikimit Rajonal të Policisë në Ferizaj, duke shprehur vullnetin për vetëdorëzim.
“Pas kësaj, hetuesit rajonalë përgjegjës për rastin, në bashkëpunim me një njësi patrulluese, kanë shkuar në adresën e të dyshuarit, ku edhe është realizuar arrestimi i tij”, njofton policia.
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ku më pas me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.








