Dorëzohet avokati Koci

Avokati Arianti Koci, i cili disa herë ka protestuar para Kuvendit të Kosovës, duke kritikuar deputetët për ngërçin politik, ka lënë të kuptohet se e ka ndërprerë formën e tij të protestës.

Ndonëse ka shprehur dëshirën e tij që të protestoj në mënyra më brutale, ai është ankuar në mungesën e mosregimit qytetar.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se problemi nuk janë vetëm deputetët.

“Kisha protestu edhe më shumë. Në forma të tjera. Më kreative. Më brutale. Më të drejtpërdrejta. Por ndonjëherë ndalem dhe pyes veten: Nëse kjo gjendje po iu duket normale votuesve – atëherë problemi nuk janë vetëm deputetët”, ka shkruar ai.