Napoli po has vështirësi në ruajtjen e vazhdimësisë dhe humbja në Lisbonë ndaj Benfica e konfirmon krizën. Rruga drejt 1/8 të Champions League po bëhet gjithnjë e më e komplikuar, teksa Antonio Conte e pranoi se kalendari ka qenë i pamëshirshëm me skuadrën e tij:
“Sot nuk ishim të shkëlqyer që në fillim. Benfica luajti të premten, ne luajtëm edhe të dielën dhe më pas bëmë një tjetër udhëtim treorësh. Kjo lodhje, me kalimin e kohës, paguhet”. Conte shpjegoi se Benfica ishte më agresive, ndërsa Napoli gaboi presionin fillestar dhe u gjend menjëherë në vështirësi.
Trajneri mbrojti lojtarët për sakrificën e tyre: “Nuk kam asgjë për t’i qortuar, dhanë gjithçka”. Ai u ndal edhe te mungesat e rëndësishme, veçanërisht Romelu Lukaku: “Nuk ka bërë ende stërvitje me skuadrën, ndaj nuk mund ta grumbullojmë. Nuk e dimë kur do të kthehet”. Conte shpreson të rikuperojë Lobotka dhe Gutierrez, por pranoi se “batanija do të mbetet e shkurtër…”

The post Dorëzimi i Contes për kalendarin dhe dëmtimet: “Batanija” është gjithmonë e shkurtër… appeared first on Telesport.










