Tepojza elektorale e LDK-së ka mbërthyer kryesinë e kësaj partie. Kokat drejtuese të saj kërkojnë që Lumir Abdixhiku të dorëhiqet pa paprapakthim, siç kanë nisur të dhënë dorëheqje të asaj natyre edhe vetë. Abdixhiku ndonëse ka “ofruar dorëheqje” dhe shtuar se “më shumë se të ofrojë dorëheqje s’kam çfarë të bëjë” në një shkrim të fundit në rrjete sociale e paragjykoi rezultatin e atij “ofrimi të dorëheqjet” në favor të vet. Këtë paragjykim se raporti i forcave, përkatësisht votave, në Kuvend të LDK-së, do të jetë në favorin e vet, ai e dha një natë para mbledhjes së Kryesisë. 40 anëtarë të kryesisë të LDK-së mblidhen nesër për të caktuar datën e Kuvendit të partisë, ku rreth 350 delegatë do të votojnë për-ose-kundër dorëheqjes së Abdixhikut. Avdullah Hoti këtë e ka quajtur anti-Statutare, dhe ka paralajmëruar dorëheqjen e vet të parevokueshme nga udhëheqësia e partisë. Standardi i dhënies së dorëheqjes diktohet nga rezultati i rëndë zgjedhor, ka thënë Hoti, dhe, siç vijoi ai, Abdixhiku e kishte “përqafuar” dhe kishte “insistuar” në të më së shumti.
Qysh e “paragjykoi” Abdixhiku rezultatin?
Tash kur rinumërimi në qindra qendra të vendvotimeve shpërfaqi “vjedhje masive” të votave brendapartish dhe në mes të kandidatëve, Abdixhiku paralajmëroi pasoja dhe përgjegjësi politikë për ata që përcaktohen të kenë vjedhur vota.
Por, për këtë, tha ai, duhet pritur pas Kuvendit të LDK-së.
Kësisoji, me një mesazh, duke çuar edhe mesazhin se do të jetë vetë ai në krye të partisë për të nisur këtë përgjegjësi-dhënie mes manipuluesve zgjedhor.
Manipuluesit zgjedhor, Abdixhiku i tha për “të vjetrit” kundra “të rinjve”, duke iu referuar vjedhjes së votave të Paris Gurit, një figurë e re politike në LDK.
- “Prandaj, pasoja do të ketë. Për to, na prisni pas Kuvendit. Përtej turpit publik dhe ligjit të Republikës, do të ketë edhe përgjegjësi politike brenda shtëpisë sonë. Ndërkohë, institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë pa vonesë dhe pa përjashtim. Përgjegjësi sipas ligjit, burg, për këdo që ka cenuar votën e lirë. Komisionerët manipulues kanë emra. Dihen të gjithë. Jepuni atyre dhe porositësve përgjigjen pa hezitim”, shkroi Abdixhiku.
Avokati Besnik Berisha, për të cilin thuhet jozyrtarisht se ka interesim të merr drejtimin e LDK-së, ka reguar ndaj Abdixhikut duke parë nga ky i fundit për synim të nisjes së një lufte të brendshme brendapatiae.
“Qenka nda LDK-ja ne ‘te vjeter’ e ‘te rinj’”, e nisi reagimin Berisha, duke lexuar pastaj se Abdixhiku ka punuar “fort këto ditë” për të pasë votë kundër dorëheqjes së tij në kuvend të LDK-së.
“Lumiri pardje serish e permendi doreheqjen, sot po paralajmeron “fshese” per te vjetrit. Pra, ose u pendu… ose e kuptoi qe Kuvendi s’ia “pranon”, sepse ka punu fort keto dite dhe e ka mbush me duartrokites… Keshilla ime per Lumirin: Mire do ishte me ndale gojen, e me kontrollu doren. LDK eshte me e madhe se ambicia e kujdo qe deshtimin e shperndan tek antaresia, e meritat ia atribuon vetes”, shkroi ai.
Çka pritet?
Të martën u mblodhën trembëdhjetë, të hënën mblidhen katërdhjetë.
Çka u quajt “takim jo formal” pesë orë e gjysëmsh i të martës, tash është thirrur “takim formal” i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës për të hënën.
Me një çështje kryesore: (mos)dorëheqjen e Lumir Abdixhikut nga posti i kryetarit të partisë. Tryezat janë rrotlluar ku më i fundit që u lajmërua–pas dorëheqjes së parevokueshme të Hykmete Bajramit nga kryesia e partisë–ishte Avdullah Hoti.
Hoti la të kuptojë që s’e blen aspak metodën e “ofrimit të dorëheqjes” së Lumir Abdixhikut, për ta çuar atë ofertë para Kuvendit të LDK-së, ku mbi 300 persona do të votojnë për-ose-kundër.
Në ç’rast, me ç’besohet, Abdixhiku do ta sigurojë qëndrimin e vet në krye të partisë. Hoti ka paralajmëuar që do të ndjek rrugën e Hykmete Bajramit, atë të dorëheqjes nga kryesia e partisë.
Abdixhiku s’ka dhënë dorëheqje të parevokueshme pas fiaskos zgjedhore të 28 dhjetorit, ku LDK ra në 13% në rezultatin zgjedhor.
Tha se më shumë se “të ofrojë” dorëheqje, s’ka çka të bëjë.
Por, Hoti e kundërshtoi m’u këtë. Standardi i vendosur më 2021, tha Hoti, është që rezultati i rëndë zgjedhor dikton që dorëheqja të dorëzohet parevokim.
“Statuti i LDK-së është i qartë. Në rast dorëheqjeje të Kryetarit të LDK-së, Kuvendi i LDK-së thirret për t’u njoftuar zyrtarisht për këtë dorëheqje. Pas këtij akti të njoftimit, Kuvendi e zgjedh Kryetarin e ri të LDK-së. Kaq.
Kështu ka ndodhur në vitin 2021. Çdo devijim nga kjo procedurë statutare është tendencë për ta shtyrë, relativizuar ose deformuar përgjegjësinë politike të lidershipit të LDK-së”, tha ai.
Dorëheqje të parevokueshme, siç raportoi dje gazeta Nacionale duke u thirrur në burime të veta, Abdixhikut i ka kërkuar edhe Lutfi Haziri, “në formë të prerë”.
Në linjë me Abdixhikun ka dalë Ilir Ferati i Istogut, ku brendarreshtash dhe në deklarim për media, fjalët i kishte të përzgjedhura si të Abdixhikut.
“Standardi i dorëheqjes pas rezultatit të dobët zgjedhor është vendosur në vitin 2021. Ky standard është përqafuar dhe promovuar me këmbëngulje nga vetë z. Abdixhiku. Prandaj, çdo përpjekje për ta shmangur sot këtë standard është në kundërshtim të hapur me parimet që vetë lidershipi aktual i ka shpallur si vlera udhëheqëse”, tha Avdullah Hoti.










