Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka shpallur kandidaturën për të marrë drejtimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, pas dorëheqjes së kryetarit të deritanishëm, Ramush Haradinaj.
Gjini ka shpallur kandidaturën e tij në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së.
Kandidatimi i tij është bërë menjëherë pasi kryetari Haradinaj njoftoi largimin.
Haradinaj ka thënë se janë tri arsye pse po largohet nga kjo pozitë.
“Procesi zgjedhor fillon nga 20 shkurti. Është risi ose ndryshim sepse nuk do të kandidoj për kryetar të Aleancës në këto zgjedhje të brendshme. I kam treguar edhe disa arsye, ua shpjegoj edhe ju. Një arsye është koha e gjatë, arsyeja e dytë është rezultati zgjedhor. Po ashtu është edhe besim që kam në kuadrin e Aleancës”, ka thënë ai.










