Shumë organizata që bëjnë monitorimin e shpenzimeve të parasë publike kanë kritikuar me vite të tëra institucionet për mënyrën e shpenzimit të parasë.
Gjatë viteve të fundit ka pasur edhe “lirim të dorës” në shpenzimin e buxhetit qendror, veçanërisht nga rezerva shtetërore.
Janë mbi një mijë organizata jo-qeveritare (OJQ) që kanë fituar grante nga buxheti i Kosovës për vitin 2018.
Sipas “Raporti vjetor për mbështetjen financiare publike për organizatat jo-qeveritare në Republikën e Kosovës për vitin 2018”, vërehen se në këtë vit shuma e dhënë është për 6 milionë euro më shumë se viti paraprak.
“Mbi bazën e të dhënave financiare të siguruara për vitin 2018 rezulton se mbështetja financiare publike për OJQ-të nga institucionet publike përfshirë Kuvendin, Presidencën, Zyrën e Kryeministrit, Ministritë, Agjencitë e Pavarura dhe Komunat është 22.7 milion euro. Kjo shumë krahasuar me vitin 2017 është për 6 milion euro më shumë”, thuhet në raport.