Gjatë një interviste për “Sky Sports”, Gianluigi Donnarumma bëri një bilanc të shkurtër të vitit të kaluar dhe foli për muajt e tij të parë në Angli: “Ishte një vit 2025 fantastik me fitimin e Champions League dhe kalimin te Manchester City. Shpresoj që më 2026 të përmirësohem, të arrij qëllime të mëdha dhe të qëndroj sa më lart të jetë e mundur me Manchester City.
Janë 6 muaj shumë pozitivë të mitë në Angli. Gjithmonë ka për të korigjuar, por jam i kënaqur me mënyrën si po shkojnë gjërat dhe si po përmirësohemi. Është krijuar një grup i madh dhe i bashkuar, që synon maksimumin në çdo kompeticion ku marrim pjesë. Personalisht ndihem krenar që luaj te Manchester City, stërvitem nga një trajner i Guardiola”.
The post Donnarumma: Viti 2025 ishte fantastik për mua, krenar të luaj te Manchester City appeared first on Telesport.










