Një ditë pas disfatës së Italisë, që vulosi mungesën e tretë radhazi në Botëror, del një prapaskenë interesante mbi atë që ndodhi mes dy portierëve Nikola Vasilj dhe Gianluigi Donnarumma gjatë penalltive të Bosnjë-Itali.
Sipas DAZN DE, kapiteni italian tentoi t’ia merrte fletën e shënimeve Vasilj (ku portierët mbajnë të dhëna për mënyrën si godasin kundërshtarët), të cilën portieri vendas e kishte vendosur pas portës.
Ky veprim shkaktoi reagimin e menjëhershëm të Vasilj, i cili u përball ashpër me Donnarumma, deri në ndërhyrjen e arbitrit Clément Turpin, që e ndëshkoi me karton të verdhë. Për Donnarumma erdhi edhe “goditja” tjetër.
Sipas mediave boshnjake, dy mbledhës të rinj topash vunë re fletën e tij me shënime (që më pas u bë ‘virale’ në rrjetet sociale), ia morën dhe shkaktuan një tjetër reagim të ashpër nga portieri italian.
The post Donnarumma-Vasilj, “vjedhje”, akuza dhe shtyrje. Tension maksimal gjatë penalltive… appeared first on Telesport.










