Gianluigi Donnarumma ka folur për përvojën e tij te PSG, situatën te Manchester City dhe kombëtaren italiane. Për deklaratat e Luis Enrique: “Gjithmonë kam pasur një marrëdhënie të shkëlqyer me trajnerin. Ka qenë i drejtë me mua që nga ditët e para të grumbullimit. Nuk ndjehem i zhgënjyer, secili bën zgjedhjet e veta. Mbështetja e të gjithëve, sidomos e shokëve të skuadrës, më bëri të kuptoj çfarë kam dhënë te PSG. Kjo është më e rëndësishmja.”
Për Gattuso dhe City: “Në Paris ndihesha si në shtëpi gjatë këtyre 4 viteve. Gattuso e di çfarë mund të japë, jam i lumtur ta kem prapë këtu. Do të japim gjithçka për ta ngritur Italinë lart, por duhet të ecim hap pas hapi dhe të krijojmë grupin”.
Për kalimin te City: “Ishte një emocion i madh që më donte City, sidomos Guardiola. Kam kaluar 4 vite fantastike në Paris, por sezoni i fundit ishte i jashtëzakonshëm. Jam shumë krenar për arritjet tona”.
Për mundësinë e mungesës në tre Botërorë radhazi: “Nuk e çoj nëpër mend këtë gjë. Kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme dhe duhet të punojmë mirë, të luftojmë e të tregojmë se jemi të fortë dhe të uritur për sukses. Jam i sigurt që do ta bëjmë këtë”.
The post Donnarumma: Të mbetemi jashtë Botërorit të tretë radhazi? As e çoj në mendje… appeared first on Telesport.