Donnarumma te Manchester City, nuk ngelet pa gjë edhe Milani. Ja shuma që përfitojnë kuqezinjtë

Gigio Donnarumma ka nisur zyrtarisht aventurën e tij te Manchester City. Portieri italian është transferuar për 27 milionë euro, me pagë që nis nga 15 milionë bruto në vit dhe shkon deri në 17 milionë në sezonin e katërt e të pestë. Pas Milanit dhe PSG-së, kjo është skuadra e tretë e karrierës së tij.

Edhe pse Donnarumma u largua nga Milani me polemika dhe falas drejt Parisit, kuqezinjtë do të përfitojnë tani mbi 1 milion euro falë mekanizmit të solidaritetit të FIFA-s, i cili shpërblen klubet që kanë rritur një lojtar mes moshës 12-23 vjeç. Kjo është hera e parë që Milani merr të ardhura nga transferimi i Donnarumma.

Ndërkohë, Ederson është larguar nga City drejt Fenerbahçes për t’i hapur rrugë Gigio, i cili do të ketë si zëvendës Trafford. Debutimi i tij pritet të jetë i bujshëm, në derbin ndaj Manchester United dhe më pas kundër Napolit në Champions.

The post Donnarumma te Manchester City, nuk ngelet pa gjë edhe Milani. Ja shuma që përfitojnë kuqezinjtë appeared first on Telesport.