Gigio Donnarumma është i destinuar t’i ndajë palët në gjykime. Zakonisht mund të ketë dy situata: e para, ajo e kampionit të përkëdhelur, me shifra astronomike (Messi është një shembull, ndonëse shumë unik), që kontribuon për skuadrën, por shpesh përqendron rreth vetes shumë vëmendje. E dyta, ajo e zgjedhjes për të mos u bërë më i rëndësishëm se klubi, sidomos nga pikëpamja ekonomike.
Kur ke vetëm një vit kontratë (si Vlahovic për shembull), situata mund të bëhet jashtëzakonisht komplekse. PSG ka vendosur ta lërë në tribunë njërin prej portierëve më të fortë në botë, në mos më të mirin. Trajneri Luis Enrique mund të thotë çfarë të dojë, por pa Donnarumma nuk do ta kishte fituar Champions-in, duke parë disa pritje vendimtare, sidomos kundër Liverpool-it.
Është një zgjedhje që mund të pranohet, plotësisht në të drejtën e PSG-së, të vendosë nëse do ta mbajë apo do ta shesë italianin, 12 muaj para përfundimit të kontratës. Disa paga shkojnë përtej qëndrueshmërisë ekonomike të një klubi dhe, një vit para skadencës, zgjedhja mund të jetë ajo e monetizimit. Nëse largohet falas, do të jetë “plusvalencë” dhe kontrata e tij nuk do të paguhet më. Në këtë këndvështrim nuk duket vendim i gabuar, të paktën nga ana ekonomike, e cila vitet e fundit nuk ka qenë kurrë prioritet për ata që vendosin te PSG-ja.
Kjo është letra e Donnarumma, drejtuar tifozëve të PSG-së, pas vendimit për ta lënë jashtë skuadrës për një arsye, sipas shpjegimit të Luis Enriques, thjesht teknike: “Tifozë të veçantë të Parisit, që nga dita e parë që kam ardhur kam dhënë gjithçka nga vetja, brenda dhe jashtë fushës, për të fituar vendin tim dhe për ta mbrojtur me krenari portën e PSG-së. Fatkeqësisht, dikush ka vendosur se nuk do të mund të jem më pjesë e këtij grupi dhe të kontribuoj në sukseset e skuadrës. Është një vendim që më lë të zhgënjyer dhe të hidhëruar”.
The post Donnarumma “skarcohet” për arsye ekonomike te PSG, klub i cili nuk i ka pasur kurrë problem paratë appeared first on Telesport.