Donnarumma nuk luan mirë me këmbë? Zoff kundër Luis Enrique: Ai i fiton ndeshjet i vetëm…

Dino Zoff, kampion bote dhe Europe me Italinë, mbron Donnarumma mbas vendimit të PSG-së për ta larguar, pas fitimit të Champions League: “Nuk e kuptoj. Pas atyre që tregoi sezonin e kaluar, Champions-i u fitua edhe falë pritjeve të tij. Nuk e kuptoj vërtet, përveç nëse ka diçka tjetër që ne nuk e dimë”.

Zoff komentoi edhe kërkesën e Luis Enrique për një portier më të mirë me këmbë: “Së pari duhet një portier që të presë topat, pastaj nëse di të luajë me këmbë, aq më mirë. Nuk e kuptoj si mund të jetë problem portieri që eviton gola të sigurt, por nuk luan mirë me topin. Një si Donnarumma i fiton ndeshjet me pritjet e tij, por nuk mund të hyj në mendjen e një trajneri që sapo ka fituar Champions-in”.

Për transferimin te Manchester City: “Do të jetë një eksperiencë e shkëlqyer për të. Një portier si Donnarumma nuk mund të rrinte rezervë, do të ishte problem edhe për kombëtaren”.

The post Donnarumma nuk luan mirë me këmbë? Zoff kundër Luis Enrique: Ai i fiton ndeshjet i vetëm… appeared first on Telesport.