Pas ndeshjes ndaj Norvegjisë, kapiteni i Italisë, Gigio Donnarumma, foli për “Rai”, duke analizuar momentin e vështirë të skuadrës së tij: “Kanë qenë dy ndeshje të ndryshme, në mars luajmë gjithçka. Në pjesën e parë u pa kombëtarja jonë, që mund të përballet me këdo. Pas golit të dytë të tyre u dorëzuam dhe kjo nuk duhet të ndodhë. Duhet të ngremë kokën, të gjejmë besimin në vetvete, sepse në mars na pret shumë”.
Portieri axurr theksoi zhgënjimin: “Jemi të mërzitur me veten, e dinim që mund të bënim më mirë”. Për golat e pësuar nga Haaland, shtoi: “Do flas me të në Manchester. Jam shumë i hidhëruar, por i bindur se në mars kemi dy ndeshje vendimtare. Duhet patjetër të shkojmë në Botëror”.
Donnarumma kërkoi ndjesë ndaj tifozëve, duke i vlerësuar si fantastikë, dhe bëri thirrje për mbështetje maksimale në mars: “Jam i sigurt se të gjithë bashkë do të shkojmë në Botëror”.
Italia jo vetëm që nuk fiton, por turpërohet në shtëpi nga Norvegjia (video)
The post Donnarumma: Jemi të zhgënjyer nga vetja, na duhet besim për të shkuar në Botëror appeared first on Telesport.











