Champions-i gjithmonë surprizon, Real Madridi mbetet “mbreti” me 15 trofe të “kupës veshëgjatë”. Megjithë dëmtimet dhe një kundërshtar të fortë, “Los Blancos” shënuan 3 gola ndaj Donnarummas, i cili u përplas me arbitrin italian Mariani gjatë penalltisë.
Tripleta e Valverdes dhe performanca fantastike e Realit e bënë mbrëmjen e Donnarummas shumë të vështirë, duke pranuar 3 gola. Tensioni u ndje qartë kur në minutën e 42-të të pjesës së parë loja dukej e vendosur. Në fillimin e pjesës së dytë, City përsëri zbulohet në mbrojtje dhe një pasim i gjatë vendos Vinicius vetëm përballë Donnarummas, që provoi ndërhyrjen dhe rrëzon brazilianin, duke marrë edhe kartonin e verdhë nga Mariani, veç penalltisë kundër.
Atë moment, portieri italian shpërtheu ndaj bashkëkombasit me bilbil në gojë: “Pse bëni si fenomenë?” Ai e pyet kryesorin edhe për kartonin: “Pse më jep karton? Nuk thashë asgjë”. Pas kësaj, Donnarumma priti penalltinë ndaj Vinicius, por kjo ishte vetëm një ngushëllim i vogël, sepse ndeshja e kthimit do të jetë shumë e vështirë për Guardiolën dhe skuadrën e tij.

The post Donnarumma, i revoltuar me arbitrin italian Mariani: Pse bëni fenomenë?! appeared first on Telesport.










