Donnarumma drejt Man. City, por më parë duhet zgjidhur një problem i madh

Tashmë largimi i Gigio Donnarumma-s nga PSG është zyrtarizuar. Ka qenë trajneri Luis Enrique ai që ka vendosur për largimin e portierit italian që këtë verë. Fabrizio Romano dhe jo vetëm, raportojnë se e ardhmja e Gigio Donnarumma-s do jetë në Premier League.

Manchester City shihet si pretendenti kryesor për të nënshkruan me Donnarumma-n. Edhe pse kontrata e italianit skadon vitin e ardhshëm, PSG kërkon plot 50 milionë euro për kartonin e tij.

Por, ky nuk është problemi kryesor për Man. City-n. Problemi i vërtetë është Ederson. Braziliani i dalë jashtë planeve të Guardiolës për sezonin e ri nuk pranon të largohet nga “Qytetarët”. Deri tani ka pasur interes konkret nga Galatasaray për portierin brazilian, por nuk është arritur marrëveshja mes palëve.

Pa u larguar Ederson, Man. City nuk mund të transferojë dot Donnarumma-n, duke ditur që vetëm pak ditë më parë transferoi James Trafford nga Burnley për 40 milionë euro.

The post Donnarumma drejt Man. City, por më parë duhet zgjidhur një problem i madh appeared first on Telesport.