Donatella Versace jep dorëheqjen! Ja kush do të jetë drejtori i ri kreativ i Versace-s

Donatella Versace njoftoi ditën e sotme se do të dorëhiqet nga posti i drejtoreshës kreative të Versace-s, duke i dhënë fund qëndrimit të saj gati 30-vjeçar në krye të perandorisë së modës luksoze italiane.

Donatella mori drejtimin e shtëpisë së modës luksoze italiane pasi vëllai i saj, Gianni Versace, u vra jashtë rezidencës së tij në Miami Beach në vitin 1997.

Donatella Versace jep dorëheqjen! Ja kush do të jetë drejtori iDonatella Versace jep dorëheqjen! Ja kush do të jetë drejtori i

Gianni Versace

“Ka qenë nderi më i madh i jetës sime të mbaj trashëgiminë e vëllait tim Gianni. Ai ishte gjeniu i vërtetë, por shpresoj të kem dhënë pak nga shpirti dhe këmbëngulja e tij,” shkroi ajo në Instagram.

Pas vdekjes së vëllait të saj – dhe pavarësisht se nuk kishte një përvojë në dizajn apo modë – Donatella u bë shpejt një ikonë e markës Versace dhe mbetet një figurë e dashur në industrinë e modës.

Donatella Versace jep dorëheqjen! Ja kush do të jetë drejtori iDonatella Versace jep dorëheqjen! Ja kush do të jetë drejtori i

Donatella dhe Gianni Versace

Capri Holdings, kompania mëmë e markës luksoze, me në krye Michael Kors-in, tha se Versace “është ajo që është sot për shkak të Donatella Versace-s dhe pasionit që ajo ka treguar në rolin e saj çdo ditë për gati tridhjetë vjet”.

Dario Vitale, ish-drejtori i dizajnit dhe imazhit të markës italiane Miu Miu, do të drejtojë shtëpinë e modës si drejtori i ri kreativ, tha kompania në një deklaratë në rrjetet sociale.

“Dua të shpreh falënderimin tim të sinqertë për Donatella-n për besimin e saj tek unë dhe për përkushtimin e saj të palodhshëm ndaj markës së jashtëzakonshme që është sot Versace”, tha Vitale në një deklaratë.

“Është një privilegj të kontribuoj në rritjen e ardhshme të Versace-s dhe ndikimin e tij global përmes vizionit, ekspertizës dhe përkushtimit tim,” përmbylli ai.

Donatella Versace do të qëndrojë në kompani si ambasadorja kryesore e markës së saj.

“Unë do të mbetem mbështetësja më e pasionuar e Versace-s,” tha ajo. “Versace është në ADN-në time dhe gjithmonë në zemrën time.”