Donald Trump u tha mbështetësve të tij për një bast të propozuar që ai bëri me Presidentin Biden. Gjatë tubimit të tij të shtunën mbrëma, ish- presidenti tha se ai i ofroi Bidenit një milion dollarë nëse ai mund ta munde në një raund golfi.
“I thashë se do të të çoj në çdo kurs ku të duash…do të të jap 1 milion dollarë” deklaroi Trump, i cili më pas u shpreh se oferta nuk ishte pranuar nga Joe Biden.
“Pastaj unë thashë, do t’ju jap dhjetë goditje nga një anë…Unë do t’ju jap një milion dollarë nëse mund të më rrihni. Ai nuk kishte asnjë shans,” tha Trump.
“Ata flasin për një lojë të mirë, por të gjitha janë biseda”, u shpreh kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, teksa iu referua fushates se Biden dhe Harris.