Roberto Donadoni ka dhënë mendimin e tij për atë që Luka Modric mund të sjellë te Milani. I intervistuar nga “Gazzetta dello Sport”, ai tha: “Kroati ka njohje të jashtëzakonshme të lojës, përvojë dhe personalitet të mjaftueshëm për të bërë diferencën në Serie A edhe në prag të të 40-ave. Mosha, sigurisht mund të ndikojë në sasinë e minutave që do të luajë, por jo në cilësinë e lojës. E pamë edhe në Kupën e Italisë kundër Barit. Gjithashtu, nuk duhet harruar që Milani nuk luan në kupat europiane këtë sezon, kështu që Modric do të ketë një javë për të marrë frymë midis një ndeshjeje dhe tjetrës”.
Çfarë mendon për blerjet e tjera të Milanit?
Që nga Jashari e deri te Estupinan dhe De Winter, klubi kuqezi ka zgjedhur profile interesante kësaj vere, por duhet të konfirmohen në nivel shumë të lartë. Sipas meje, të gjithë i kanë cilësitë për ta bërë hapin e madh, por po pres të shoh edhe se cili do të vijë në sulm për të dhënë një gjykim përfundimtar.
Objektivi kryesor duket të jetë Hojlund. A ju bind ai?
Është një sulmues i ri, që tashmë e ka provuar Serie A. Kjo është një gjë pozitive. Pastaj çdo sulmues ka karakteristika të rëndësishme, por shumë nuk marrin parasysh sa e rëndësishme është puna kolektive e skuadrës për performancën e një sulmuesi. Hojlund më duket pikërisht tipi i lojtarit që finalizon manovrat e shokëve të skuadrës, me tipare të qarta. Nuk është lloji i sulmuesit që i krijon rastet vetë, duke nisur ‘solo’ dhe dribluar kundërshtarët. Nuk do të harroja gjithashtu Gimenez, që e ka nisur me mentalitetin e duhur.
The post Donadoni: Pavarësisht se është në prag të të 40-tave, Modriç do të bëjë diferencën në Serie A appeared first on Telesport.