Sot e gjithë datë e veçantë për Don Xhonin.
Reperi nga Drenica feston ditëlindjen e tij të 26-të, por ndryshe nga çfarë pritej, ai ka vendosur që në vend të marrë dhurata, të jetë vetë ai që do të surprizojë ndjekësit e tij besnikë me një projekt të ri.
Përmes një njoftimi, ai ka bërë të ditur se pikërisht sot, në ditën e tij të veçantë, do të publikojë këngën e tij më të re.
Ky projekt muzikor pritet të lansohet në ora 18:00 dhe tashmë numërimi mbrapsht ka filluar në të gjitha platformat.
Deri në orën 18:00, rrjeti po “vlon” nga komentet, ndërsa të gjithë sytë janë te kanali i tij zyrtar në YouTube.










