“Don me m’lëshu zemra” – mitrovicasja emocionohet pas Vjosa Osmanit, ia puth duart

Një moment i veçantë është shënuar gjatë vizitës së presidentes Vjosa Osmani në Mitrovicë ku një qytetare e emocionuar i është afruar për ta përshëndetur.

Në një video të publikuar nga Mitropol, mitrovicasja dëgjohet duke thënë “don me m’lëshu zemra”, ndërsa i afrohet presidentes dhe i puth duart.

Ky veprim i saj duket se e sikletoi presidenten e cila i tha “jo, jo s’bën ashtu”, dhe më pas e përqafoi.