Domenech kthehet më 2006: Goditja me kokë e Zidanes? Duke e njohur atë, e dija që mund të ndodhte

Raymond Domenech dhe Italia kanë pasur një raport jo të qetë. Ish-trajneri francez rikujton për “Gazzetta dello Sport” jo vetëm finalen e Botërorit 2006, të fituar nga Italia, por edhe kontestime të tjera gjatë karrierës së tij kundër ekipeve italiane.

Në Euro U-21, ai përmendi vitin 1994, kur Franca përfundoi në 9 lojtarë dhe kaloi me penallti, ndërsa më 1999, goli i anuluar dhe një karton i kuq e bënë të ndihej i vjedhur, duke e quajtur arbitrin portugez të korruptuar. Më vonë doli skandali “Calciopoli”.

Për finalen e Botërorit 2006 dhe incidentin me Zidane: “E dija që mund të ndodhte, por herë pas here pyes veten pse u veprua ashtu. Nuk kam asnjë pendesë, Italia luajti me krenari vetëm 10 minutat pas golit të Zidane. Për mua dhe FIFA-n mbetet një barazim”.

Për Italinë e sotme: “E pashë ekipin e Gattusos kundër Izraelit. Donnarumma i shpëtoi, por loja ishte e keqe. Dhe disa kritikojnë Francën!” Domenech shtoi me humor: “E adhuroj Italinë, vend i bukur me kontradikta, si unë. Mos më thoni që Sinner është italian, është austriak”.

The post Domenech kthehet më 2006: Goditja me kokë e Zidanes? Duke e njohur atë, e dija që mund të ndodhte appeared first on Telesport.