Benfica e Mourinhos humbi të hënën shumë nga shanset për të hyrë në Champions League sezonin e ardhshëm, duke barazuar ndaj Casa Pia, një ekip që lufton për mbijetesë. “Special One” është i treti me 66 pikë, 7 pikë larg Portos dhe 2 pikë (me një ndeshje më pak) nga Sportingu, i dyti. Pas ndeshjes, Mourinho u shpreh i zhgënjyer: “Humbëm mundësitë e fundit për të luftuar për titullin dhe ndaluam së ndjekuri vendin e dytë”.
Trajneri shtoi se pas pjesës së parë të dobët pati një bisedë me futbollistët: “Diskutuam për atë që duhej të ndryshonim në taktika, përpiqesha ta kuptonin, sepse disa lojtarë duket sikur nuk kanë haber nga futbolli dhe harrojnë realitetin. Pashë indiferencë, pa energji, nuk kishin atë uri të dikujt që po luan shumëçka”.
Mourinho nuk i kursye kritikat për disa lojtarë: “Ka profile që, pavarësisht parave dhe titujve, kanë uri. Pastaj ka të tjerë që e marrin jetën lehtë dhe kjo më trishton. Duhet të mendoj me kujdes, por në këto momente ka lojtarë që nuk dua t’i aktivizoj më. Thjesht nuk dua t’i aktivizoj më”.
The post Doli jashtë objektivave. shpërthen Mourinho: Kam lojtarë që thjesht nuk dua t’i aktivizoj më… appeared first on Telesport.









