Dolën nga fusha të dëmtuar, Luis Enrique me dy mungesa të rëndësishme ndaj Barcelonës

Gjithçka shkoi sipas planit për PSG, e cila, pas një humbjeje zhgënjyese kundër Olympique Marseille, u rikthye te fitoret në Ligue 1 kundër Auxerre, duke rimarrë vendin e parë. Duke folur në konferencën për shtyp pas ndeshjes (të cilën e fituan 2-0), trajneri Luis Enrique u përball me dy lajme të këqija.

Bëhet fjalë për tërheqjet e detyruara nga fusha e lojës të Vitinha dhe Kvaratskhelia. “Fatkeqësisht, nuk mund të them asgjë. Nuk është pozitive, por duhet të presim që stafi mjekësor të zbulojë të hënën se çfarë lloj lëndimesh janë“, shpjegoi Luis Enrique.

Gjithmonë duhet të jesh pozitiv, pasi është e lehtë të jesh negative. Është turp që katër ose pesë lojtarë të PSG-së janë të lënduar dhe që ka edhe disa te Barcelona. Është turp për mua, për trajnerin e Barcelonës dhe për spektatorët që mungojnë disa yje”, shtoi trajneri i PSG në prag të ndeshjes së Champions League ndaj katalanasve.

Nuk e di nëse Vitinha ka një dëmtim të lehtë apo jo. Ai ndjeu diçka. Nuk duam të marrim rreziqe“, sqaroi trajneri i PSG-së. Gjatë ndeshjes së ligës, lojtari u kap në kamera duke u grindur me mjekun e stafit të Luis Enrique menjëherë pas zëvendësimit të tij.

The post Dolën nga fusha të dëmtuar, Luis Enrique me dy mungesa të rëndësishme ndaj Barcelonës appeared first on Telesport.