Mbrojtja e ish-presidentit, Hashim Thaçi po vazhdon të ankohet për audio-incizimet 35 orëshe për të cilat ka dyshime se janë të keqpërkthyera.
Por, Prokuroria që insiston se krejt këto ankesa do të duhej të raportoheshin në përgjigjen e saj, zbuloi edhe se në aktakuzën e 2024-ës përfshiu veprime që u vërtetuan në 2025-ën, raporton Klan Kosova.
Kryeprokurorja, Kimberly West i përgjigjet edhe ankesës së Bashkim Smakajt, se nuk e ka parë kurrë dokumentin që pretendohet t’i jetë gjetur në makinë, i printuar më 7 tetor 2023, mbi atë se i akuzuari nuk është ankuar me kohë për ligjshmërinë e bastisjes.










