Nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier janë vlerësuar dhe janë lënë me arrest në burg tre nga 8 personat e arrestuar për falsifikimin e dokumentave dhe favorizimit të migracionit të paligjshëm.
- Jetnor Hoxhaj, 41 Vjeç, banues në Fier
- Eris Koliçi, 28 vjeç, banues në Fier
- Artan Haxhiu, 48 vjeç, banues në Fier
Për të tjerët do të vazhdojnë nesër vlerësimet e masave në Gjykatë.
Të arrestuarit;
– Jetnor Hoxhaj, 42 vjeç, banues në lagjen “29 Nëntori”, Fier.
– Eris Koliçi, 28 vjeç, banues në lagjen “Sheq Madh”, Fier.
– Xhevahir Myrtaj, 53 vjeç, banues në lagjen “Liri”, Fier.
– Artan Haxhiu, 33 vjeç, banues në lagjen “Mborostar Ura” Fier.
– Kostaq Papa, 31 vjeç, banues në Lagjen nr. 1, Sarandë.
– Enton Lahollari, 37 vjeç, banues në Lagjen Nr. 5, Pogradec.
– Artan Hasani, 48 vjeç, banues në rrugën e Qelqit, Tiranë.
– Bajram Hoxha, 57 vjeç, banues në Kuçovë, i dënuar më parë për veprën penale të mashtrimit.
Po hetohen në gjendje të lirë, me masën detyrim paraqitje;
– A.H, 62 vjeç, banues në Fier.
– A.N, banues në Fier.
– I.S, 48 vjeç, banues nëTiranë.
– D.S, 32 vjeç banues në Durrës.
– P.B, banues në Fier
– I.G, banues në Fier
U shpallën në kërkim;
– S.P, 41 vjeç, banues në Fier.
– V.Gj, 65 vjeç, banues në Korçë.
Sipas drejtorit të komisariatit të Fierit Albert Nushi, porositë për falsifikimin e dokumenteve të emigrimit për në vendet e BE dhe Kanadasë bëheshin në Lushnje, Berat dhe në Fier, ndërsa dokumentet falsifikoheshin në kryeqytet.
Për transportimin e shkresave përdoreshin autobusët dhe furgonët e transportit të udhëtarëve.
Hetimi për grupin kriminal ka nisur në vitin 2017, ndërsa është bërë e ditur se operacioni është zhvilluar në kuadër të “Forca e Ligjit”./dita/