DOKUMENT | Kjo është letra e njohjes e pavarësisë së Kosovës nga Kenia, e nënshkruar nga presidenti William Samoei Ruto

Ish-presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli sot ka njoftuar se Kenia ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Pacolli kërkoi nga Qeveria e Kosovës të vendos marrëdhënie diplomatike me Kenian dhe të hapë një Ambasadë të përbashkët me Repulikën e Shqipërisë në Nairobi.

Tashmë është publikuar nga periskopi dokumenti ku Kenia ka njohur pavarësinë e Kosovës i cili u nënshkrua nga presidenti William Samoei Ruto.