Doktoresha neuropsikiatre, Valbona Tafilaj, ka folur në lidhje me gjendjen psiko-emocionale të lojtarëve të Kombëtares së Kosovës para ndeshjes me Turqinë.
Ajo thotë se frika më e madhe është te lojtarët e rinj, të cilët nuk kanë përvojë në menaxhimin e këso lloj situatash.
“Kur jemi para një diçka që është shumë e madhe, kur kemi një barrë apo përgjegjësi shumë të madhe para së cilës do të dalim, normalisht që presioni psiko-emocional rritet shumë më shumë dhe vjen duke u shndërruar në një ankth e stres, kur ne e dimë që djemtë sot luajnë para gjithë shqiptarëve, dhe i presin të gjithë me entuziazëm… fillon me ankth, mandej shfaqet me stres, por kjo vjen si pasojë që këta e ndiejnë presionin e madh për fitore. Dihet që është lojë e madhe, dhe besoj që djemtë tanë kanë marrë ndonjë këshillë se si ta tejkalojnë këtë. lojtarët që kanë më shumë përvojë, e tejkalojnë më lehtë këtë pjesën e ankthit dhe stresit. Frika është më e madhe te lojtarët e rinj”, deklaroi Tafilaj për gazetaren e Klan Kosova, Arbreshë Uka.










