Dogana ndalon kontrabandën me telefona në Vërmicë, vlerqa mbi 5 mijë euro

Një kontroll rutinë në pikëkalimin kufitar në Vermicë ka zbuluar një tentim të shmangies së detyrimeve doganore, ku janë gjetur të padeklaruara 4 iPhone 17 Pro Max dhe pjesë të tjera për telefona, me vlerë mbi 5 mijë euro, shkruan Reporteri.net.

Mallrat janë konfiskuar dhe ndaj personit të përfshirë janë iniciuar procedurat për kundërvajtje doganore.

Dogana e Kosovës njofton se do të vazhdojë forcimin e kontrolleve për të garantuar konkurrencë të drejtë dhe mbrojtje të tregut.

Njoftimi:

Vermice 27 nentor 2025

Gjatë një kontrollit rutinë në pikëkalim kufitar është zbuluar dhe parandaluar një rast i tentim-shmangies së detyrimeve doganore.

Gjatë inspektimit të detajuar, njësitë doganore kanë gjetur 4 telefona të rinj IPHONE 17 PRO MAX, si dhe pjesë të ndryshme për telefona mobil, të cilat ishin të padeklaruara nga pala përgjegjëse.

Vlera totale e mallit të sekuestruar është mbi 5000 mije euro.

Mallrat e padeklaruara janë konfiskuar, ndërsa ndaj personit të përfshirë janë iniciuar procedurat për kundërvajtje doganore, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në forcimin e kontrolleve, mbrojtjen e tregut dhe garantimin e konkurrencës së drejtë, duke parandaluar çdo tentim të shmangies së detyrimeve doganore.