Dogana e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion në Prishtinë ku ka ndaluar një veturë që shpërndante barna pa banderola në barnatore të ndryshme. Gjatë kontrollit janë gjetur barna të kontrabanduara pa dokumentacion ligjor dhe me prejardhje të dyshimtë.
Sipas njoftimit të Doganës, personi i dyshuar është shoqëruar për intervistim, ndërsa barnat janë sekuestruar.
Ndërkaq, me autorizim të Prokurorit kompetent, aktualisht janë duke u kryer kontrolle shtesë në barnatoret ku dyshohet se janë shpërndarë këto barna.
“Dogana e Kosovës tutje ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftën kundër kontrabandës dhe veçanërisht në mbrojtjen e shëndetit publik nga produktet ilegale dhe të pasigurta.
The post Dogana me aksion në disa barnatore për shpërndarje të barnave pa banderola appeared first on Kosovapost.net.