Dogana konfiskon veshmbathje të dyshuara, imitim i markave të njohura

Mbi 180 copë veshmbathje janë konfiskuar sot nga Dogana e Kosovës e të cilat dyshohet se janë produkte të kontrabanduara dhe imitim i markave të njohura ndërkombëtare, pa asnjë dokumentacion.

 

“Oficerët e Doganës së Kosovës gjatë kontrolleve rutinore kanë ndaluar një automjet ku pas kontrollit janë gjetur mbi 180 copë veshmbathje, të dyshuara si produkte të kontrabanduara dhe imitim i markave të njohura ndërkombëtare, pa asnjë dokumentacion, derisa të njëjta dyshohen se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale (DPI)”, ka bërë të ditur Dogana e Kosovës.

Kanë thënë se luftimi i tregtisë së paligjshme dhe mbrojtja e të drejtave të pronësisë intelektuale janë pjesë e përpjekjeve të tyre të përditshme për një ekonomi të ligjshme dhe konkurrencë të drejtë.

The post Dogana konfiskon veshmbathje të dyshuara, imitim i markave të njohura appeared first on Kosovapost.net.