Dogana ia bllokon kamerat “Paparacit”, Kajtazi: Regjimi i ri po provon t’i bllokoj mediat

Gazetari Vehbi Kajtazi ka bërë me dije se Dogana e Kosovës ia ka bllokuar kamerat, të cilat i ka blerë për median që drejton, “Paparaci”.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Dogana po vepron në kundërshtim me ligjin, meqenëse ATK-ja ka treguar se mediat janë të liruara nga TVSH-ja në blerje të pajisjeve të punës.

Kajtazi ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj Doganës për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Regjimi i ri po provon me çdo kusht t’i bllokoj mediat. Kam blere kamera pune. ATK zyrtarisht ne perputhje me ligjin eshte pergjigjur se mediat jane te liruara nga TVSH ne blerje te pajisjeve te punes. Por, Dogana e shkel ligjin. Tashme i ka bllokuar kamerat dhe ka paralajmeruar bllokim te tyre. Ekipi i avokateve ne krye me Driton Muharremin po merret me kete çeshtje. Do te bejme kallzim penal per keqperdorim te detyres zyrtare”, ka shkruar Kajtazi.