Dodik do të arratiset? Politikani serb zbulon vendin ku do të vazhdoj

Një gjykatë në Bosnjë e dënoi liderin e Republikës Sërpska, Milorad Dodik, me një vit burgim.

Të mërkurën, gjykata në Sarajevë vendosi gjithashtu që 65-vjeçari të ndalohet nga ushtrimi i detyrës për gjashtë vjet.

Politikani serb Nenad Çanak ka komentuar  në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, dënimin e liderit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik, duke thënë se ai do të përpiqet të largohet nga burgu.

“Sipas meje, në një moment, pas gjithë kësaj zhurme, ai do të tentojë të iki, fillimisht në Beograd e më pas në Shën Petersburg”, u shpreh Çanak, transmeton Klankosova.tv.

Deklaraten e plotë, ndiqeni në videon e mëposhtme: