“Do të rikthehem në skenë, edhe nëse kjo më vret” – Ozzy Osbourne performoi për herë të fundit vetëm pak ditë para vdekjes

Legjendari Ozzy Osbourne ndërroi jetë dje pas më shumë se dy dekadash beteje me sëmundjen dhe ai mbajti performancën e tij të fundit më 5 korrik në qytetin e tij të lindjes, Birmingham, ku arriti të mbledhë më shumë se 190 milionë dollarë për bamirësi.

Në qytetin e tij të lindjes, Birmingham, Osbourne mbajti koncertin e fundit të grupit “Black Sabbath”, të themeluar në vitin 1968.

Koncerti ishte kulmi i një maratone dhjetë-orëshe që paraqiti emrat më të mëdhenj të hard rock-ut, nga ‘Metallica’ dhe ‘Guns N’Roses’ te supergrupet plot me yje të listës A nga ‘Aerosmith’, ‘Rage Against the Machine’, ‘Smashing Pumpkins’ dhe madje edhe Ronnie Wood nga ‘Rolling Stones’.

Me 45 mijë njerëz nga e gjithë bota që u mblodhën në stadiumin e futbollit Villa Park të Birminghamit – dhe 5.8 milionë të tjerë që e ndoqën ndeshjen në internet – Osbourne i dha lamtumirën skenës.

“Nuk keni idenë se si ndihem. Faleminderit nga thellësia e zemrës sime”, i tha muzikanti publikut.

Sipas disa burimeve të lajmeve, Ozzy Osbourne mblodhi afër 190 milionë dollarë për disa organizata bamirësie në koncertin e tij të fundit.

Osbourne i tha The Independent në vitin 2022: “Do të kthehem në skenë edhe nëse më vret, sepse nëse nuk mund ta bëj, atëherë do të ndodhë gjithsesi, do të vdes. Më pëlqen ta shoh atë audiencë”.

Si kujtesë, ai u diagnostikua me sëmundjen e Parkinsonit në vitin 2003. Iu nënshtrua katër operacioneve në shtyllën kurrizore dhe në fillim të këtij viti njoftoi se nuk mund të ecte më.