[09:24, 10/03/2026] Rodi: Do të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit, Barcelona futet në garë për mesfushorin sulmues të Dortmundin
[09:24, 10/03/2026] Rodi: Gjatë javës së kaluar, Julian Brandt vendosi që të largohet si lojtar i lirë në fund të këtij sezoni. Mesfushori me tipare sulmuese do të largohet nga Borussia Dortmund pas plot 7 sezonesh te verdhezinjtë, pasi u transferua në vitin 2019 nga Bayer Leverkusen.
Edhe pse Brandt konsiderohet si një nga shtyllat kryesore të Dortmundit, ai do të largohet pasi nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit për rinovimin e kontratës.
E ardhmja e 29-vjeçarit mund të jetë në La Liga dhe konkretisht te Barcelona. “Fichajes” bën me dije se Hansi Flick ka dhënë miratimin e tij për transferimin e Brandt, ardhja e të cilit shihet si një mundësi e mirë rotacioni për linjën sulmuese të katalanasve.
Përveç Barcelonës, në garë për gjermanin janë edhe ekipe të tjera si Tottenham, Arsenal, Aston Villa, Newcastle e Bayer Leverkusen, por transferimi te katalanasit duket si pista më e mundshme.
The post Do të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit, Barcelona futet në garë për mesfushorin sulmues të Dortmundin appeared first on Telesport.










