“Qeveria jonë do të kujdeset që asnjëherë më krizat eventuale të mos na gjejnë me rezerva shtetërore të zbrazëta apo plaçkitura. Do të ndajmë mjetet e nevojshme buxhetore për mbushjen e rezervave shtetërore, duke u kujdesur që kryesisht të përdoret ekonomia vendore për furnizimin e tyre”.
Ky ishtë një premtim tjetër i madh i kandidatit për kryeministër të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë fushatës për Zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, shkruan Demokracia.com.
Edhe pse asnjëherë gjatë qeverive të kaluara nuk ishte ngritur ndonjë shqetësim për rezervat shtetërore, Kurti kishte premtuar se ato nuk do të ishin më “të zbrazëta” apo “të plaçkitura”.
Për më tepër, sipas Kurtit “do të përdoret ekonomia vendore për furnizimin e tyre”.
Por, pas ardhjes në pushtet të Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje, rezervat shtetërore nuk u furnizuan nga ekonomia vendore.
Për furnizimin e rezervave shtetërore u kontraktuan kompani polake dhe turke, por ky proces u shndërrua në një nga proceset më korruptive gjatë qeverisjes së Kurtit dhe Vetëvendosjes, gjë që përfundoi me arrestime, hetime dhe aktakuza nga Prokuroria Speciale.
https://demokracia.com/skandali-me-rezervat-shteterore-dokumentohet-mungesa-e-grurit-demi-vleresohet-2-milione-euro/ https://demokracia.com/dokument-kurti-i-kishte-anashkaluar-procedurat-e-prokurimit-per-blerjen-e-rezervave-shteterore/
Edhe kryeministri Kurti është ftuar disa herë nga Prokuroria Speciale në cilësinë e dëshmitarit për të dëshmuar lidhur me çështjen penale të cilën është duke e trajtuar nga ky institucion, por ai nuk ka pranuar që të paraqitet dhe t’i ndihmojë organeve shtetërore zbardhjen e rastit të avullimit të miliona eurove të rezervave shtetërore.
Fillimisht Kurti është ftuar të dëshmojë më 16 dhjetor 2024 dhe më pas edhe më 20 dhjetor, por ai ka refuzuar që të paraqitet në ndërtesën e Prokurorisë Speciale.
Më 29 dhjetor 2024, Kurti ka sfiduar hapur prokurorët duke u thënë se “Unë guxoj t’ju them s’po vij. Ta shohim tash a guxojnë ata të vijnë”.
https://demokracia.com/deshmitari-kurti-i-kishte-mbrojtur-publikisht-prokuroria-speciale-i-kishte-intervistuar-si-te-pandehur-ministren-hajdarin-dhe-mikun-e-tij-ridin/ https://demokracia.com/ky-eshte-vendimi-i-kunderligjshem-qe-kurti-kishte-marre-per-rezervat-shteterore/
Përveç mbrojtjes publike për ministren Rozeta Hajdari dhe për mikun e tij, Ridvan Muharremi, Kurti ka sulmuar ashpër Prokurorinë Speciale që ka “guxuar” të hetojë keqpërdorimin e rezervës shtetërore nga njerëzit e afërt të tij. / Demokracia.com /