Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka thënë se kjo parti me një projekt të ri, synon ta ulë numrin e veturave që vijnë nga qytetet tjera në Prishtinë.
Kjo, sipas saj, për ta çliruar Prishtinën nga “ngulfatja e ajri i ndotur”.
“Tani këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për Kosovën, edhe për kryeqytetin. Na në Prishtinë nuk kemi ajër të pastër, politikat që kanë me u zbatu e me u implement, do të përfitojë më së shumti Prishtina. Shembull, projekti Anembanë Kosovës do të reduktojë numrin e veturave që vicjnë nga qytetet e tjera për në Prshtinë, ëkshtu do ta çlirojmë Prishtinën nga ngulfatja e ajri i ndotur” – tha ajo.
Këto deklarata, Pacolli i bëri gjatë një tubimi të partisë në kryeqytet.