Do rikthehet te Reali? Merret vendimi përfundimtar për zbulimin e sezonit të kaluar në Serie A

Zbulimi i sezonit të kaluar në Serie A, Nico Paz, do vazhdojë të qëndrojë në Itali te Como. Pavarësisht shkëlqimit në Serie A, Real Madrid, i cili ka të drejtën e riblerjes vetëm për 8 milionë euro, ka vendosur të mos e ushtrojë këtë opsion dhe Nico Paz të qëndrojë te Como.

Argjentinasi ka qenë një nga lojtarët kyç në suksesin e Como-s në sezonin e kaluar, ku jo vetëm siguroi qëndrimin në elitë, por e mbylli kampionatin brenda 10-tshes së parë. Qëndrimi i Nico Paz të paktën edhe për sezonin e ri është festuar te Como njësoj sikur të kishin bërë ndonjë transferim të madh.

Megjithatë, Real Madrid ka të drejtën e riblerjes së 20-vjeçarit dhe për dy vitet e tjera në vijim. Në Spanjë janë të sigurt, se verën e vitit 2026 ose maksimumi verën e vitit 2027, Real madrid do të ushtrojë të drejtën e riblerjes së Nico Paz, por për momentin më e mira e mundshme për lojtarin është të qëndrojë te Como, ku të ketë mundësinë të rritet akoma edhe më shumë.

The post Do rikthehet te Reali? Merret vendimi përfundimtar për zbulimin e sezonit të kaluar në Serie A appeared first on Telesport.