DnV: Në 50% të vendvotimeve janë raportuar raste kur votuesit s’e kanë gjetur emrin në listë

Deri në orën 12:00, të drejtën për të votuar e kanë shfrytëzuar rreth 13.7% e qytetarëve (margjina e gabimit +/- 0,35%). Prishtina dhe Ferizaj kanë regjistruar daljen më të madhe deri tani, 15%.

Sipas Demokarcisë në Veprim, në komunat me shumicë serbe, në veri të vendit, dalja në votime është raportuar të jetë mbi 22% që është gati dyfish më e lartë sesa mesatarja e përgjithshme e daljes në nivel vendi.
Në këto zgjedhje, të drejtë vote kanë 1,999,204 qytetarë, ose 28,260 më shumë se në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, 2025.
Rikujtojmë se dalja e votuesve në periudhën e njejtë kohore në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit ishte 14.5%.

“Vëzhguesit e DnV-së kanë raportuar se deri në orën 12:00, vështirësi për t’a gjetur emrin në Listë, rrjedhimisht për t’a identifikuar vendvotimin adekuat është raportuar në 50% të vendvotimeve, por që numri i rasteve ka qenë i vogël, deri në 10 raste të tilla.
Por ka pasur edhe vendvotime (1,6%) ku një numër i konsiderueshëm i votuesve (deri në 30 votues) nuk e kanë gjetur emrin e tyre në Listë. Prijnë komunat: Prishtinë dhe Pejë”.

“Ka pasur disa raste kur votuesit janë ankuar që dikush tjetër është nënshkruar në emër të tyre në Listën e Votuesve dhe atë në 1.4% të vendvotimeve”.

DnV rekomandon qytetarët që para se të nisen për të votuar të verifikojnë Qendrën e tyre të Votimit përmes linkut qv.kqz-ks.org dhe në këtë mënyrë t’i shmangin pakënaqësitë dhe vonesat.

Në anën tjetër, votimi me kusht është duke u mundësuar në vetëm një qendër votimi në secilën nga 38 komunat.

Në këto zgjedhje, të drejtë vote kanë 1,999,204 qytetarë, ose 28,260 më shumë se në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, 2025.
Rikujtojmë se dalja e votuesve në periudhën e njejtë kohore në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit ishte 14.5%.