Ish-sulmuesi francez Djibril Cissé, 44 vjeç, bëri deklarata të forta në një program special të “L’Equipe”, tri vite pas finales së Botërorit 2022 në Katar, ku Argjentina e fitoi titullin duke mundur në finale Francën.
“Pas shikimit të imazheve u zemërova. Ndjej shumë urrejtje ndaj argjentinasve, – tha Cissé, duke shtuar: – Qartësisht, sot janë armiku ynë kryesor”.
Ai gjithashtu deklaroi: “Dua ta fitojmë yllin e tretë në ndeshjen e fundit të Messit në Botëror. Kemi dy apo tri llogari për të shlyer me Argjentinën”.
Më tej, Cissé komentoi edhe Enzo Fernández dhe këngët ofenduese që ai bëri ndaj francezëve, pas fitores: “Nuk mund ta kuptoj si e falën shokët e tij francezë te Chelsea”.
The post Djibril Cissé nuk e harron dot finalen e Botërorit 2022: Ndiej shumë urrejtje ndaj argjentinasve… appeared first on Telesport.













