Dje debutoi në La Liga, Man. City dhe Chelsea “të fiksuar” me adoleshentin e Barcelonës

Barcelona fitoi dje 2-1 ndaj Real Sociedad, ku katalanasit e nisën takimin me shumë ndryshime në formacion, një nga këto ishte edhe debutimi na La Liga i 17-vjeçarit Pedro “Dro” Fernandez, një tjetër talent i katalanasve.

Edhe pse është ende shumë i ri, Dro Fernandez ka rënë në sy deri tani për pejkurinë e treguar në mesfushë dhe vizionin e tij, cilësi që i kanë rënë në sy Hansi Flick, ndaj dhe trajneri gjerman i dha mundësinë të debutonte dje në La Liga, në një ndeshje të rëndësishme.

Duke qenë se konsiderohet si një lojtar me të ardhme të madhe, Dro Fernandez ka përfunduar direkt në radarin e klubeve të Premier League, Man. City dhe Chelsea. “Qytetarët” dihen tashmë për interesin e madh që kanë ndaj talenteve të reja, po ashtu edhe “Blutë” që njihen për strategjinë e tyre ndaj talenteve të reja.

The post Dje debutoi në La Liga, Man. City dhe Chelsea “të fiksuar” me adoleshentin e Barcelonës appeared first on Telesport.