Luca Zidane, djali i dytë i Zinedine Zidane, ka vendosur të përfaqësojë Algjerinë. Lajmi është i zyrtarizuar edhe nga FIFA.
Portieri kishte luajtur më parë për Francën U20 në vitin 2018, por zemra e tij rreh për Algjerinë me sa duket, sepse ka zgjedhur kombëtaren algjeriane.
I biri i legjendës së futbollit ka kaluar gjithë karrierën e tij në Spanjë. Ai u rrit në akademinë e Real Madridit (prej punës së Zidane kryesisht), për t’u huazuar më pas te Racing Santander. Destinacionet e tij të radhës qenë Rayo Vallecano (2020), Eibar (2022) dhe Granada (tani).
Luca do të luajë me Algjerinë në grumbullimin e tetorit për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, në ndeshjet ndaj Somalisë dhe Ugandës.
The post Djali i Zidane nuk zgjedh Francën, por… Algjerinë! appeared first on Telesport.