Endriti, djali i Hashim Thaçit, e ka uruar për kandidimin Bedri Hamzën për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës.
Në rrjetin social “Instagram”, ai ka thënë se Hamza ka veti që i duhen PDK-së.
“Urime, zoti Bedri Hamza, për kandidaturën për kryetar të PDK-së. Një lider me përvojë, vizion dhe integritet, vlera që i duhen partisë dhe Kosovës”, ka thënë Thaçi.











