Endrit Thaçi, djali i ish presidentit Thaçi, ka falënderuar Edi Ramën për vizitën e tij sot në Hagë.
Ai tha se Rama e dëshmon që bashkë jemi më mirë.
“Faleminderit shumë Kryeministër Rama, nga nëna ime dhe unë. Fjalët, por edhe veprat tuaja, janë shndërruar në shembull të atdhedashurisë dhe përparimit. Ju na dëshmoni se bashkë jemi më mirë”, ka shkruar ai.













