Djali i Jakup Krasniqit: Babi më lehtë e ka pasur ta pranojë burgun e Jugosllavisë

Me anë të një shkrimi tejet emocionues, deputeti i PDK-së Altin Krasniqi, kujton vuajtjet e babait të tij Jakupit, në burgje.

Atij tashmë i janë bërë plot 15 vjet të jetës së tij duke i kaluar në qeli.

Sot, në studion e Klan Kosovës, ligjvënësi i Partisë Demokratike foli rreth asaj se çka ka hequr prindi i tij.

Krasniqi foli me shumë krenari për familjen dhe të bëmat e babait në shërbim të lirisë së vendit.

Në vitin 1981, ish-zëdhënësi i UÇK-së ishte dënuar me 14 vjet, pastaj në aktgjykimin e dytë me 15 vjet veç pse kishte thënë “Unë nuk jam jugosllav, jam shqiptar”.

Në atë kohë, Jakup Krasniqi, kishte vuajtur 10 vjet e 3 muaj e 18 ditë burgim.

Derisa, tani atij i janë bërë plot 15 vjet në burgje, pasi nga nëntori i 2020-tës ai gjendet në Hagë, ku edhe po gjykohet.

“Nuk është e lehtë. Babi, më lehtë e ka pasur ta pranojë burgun e Jugosllavisë, se e ka ditur që e ka kundërshtuar një sistem dhe e ka dashur lirinë e një populli”, deklaroi i biri i Jakup Krasniqit në Klan Kosova.

Altini theksoi se dihet që krimin dhe gjenocidin e ka kryer Serbia.