Djali i Fatos Nanos: I pari që më foli për demokraci, s’kishte frikë humbjen

Sokol Nano, djali i ish-kryeministrit shqiptar Fatos Nano, mbajti një fjalë të shkurtër, por të ndjerë, gjatë ceremonisë së lamtumirës për të atin.

Në fjalimin e tij, ai tha se babai i tij iku nga kjo botë vetëm fizikisht, duke e përshkruar si një burrë të rrallë shteti që gjithmonë e kishte vënë atdheun para vetes.

“Iku nga kjo botë vetëm fizikisht. Im atë ishte i pari që më foli për demokracinë, i pari që nuk e kishte frikë humbjen sepse ai ishte një kalorës. Më dha mësim me forcën e shembullit. Ai më mësoi gjithçka, edhe ringritjen,” tha Sokol Nano, djali i Fatos Nanos.

Ai shtoi se familja dhe ata që e njohën do ta kujtojnë përjetësisht si baba, por edhe si një njeri me vlera të larta shtetërore dhe njerëzore.