Njëri nga garuesit për të zënë vend në Kuvend, po përkrahet goxha shumë nga masa, me faktin se është i biri i një veprimtari të shquar.
Shqiptar Demaçi po thotë se do që t’i marrë votat me meritë dhe jo për hir të babait të tij, Adem Demaçit.
“Bagazhi familjar është shumë i rëndësishëm për bindjet politike, por në këtë rast unë po futem si Shqiptar Demaçi, profesionalisht, si Shqiptari i Prishtinës, Shqiptari i Kosovës”, u shpreh ai.
Demaçi është në listë të kandidatëve për deputetë nga PDK-ja.
Ai para pak kohësh iu bashkua partisë së Kadri Veseli.