Ani pse ishte premtim i kahmotshëm, nga secila qeveri që ka ardhur në pushtet, përvjetori i 26-*të i themelimit të Policisë së Kosovës e gjeti këtë të fundit në mungesë të sigurimit shëndetësor. Ata që dikur ishin pjesë e këtij institucioni kritikojnë institucionet për mungesë të gatishmërisë ndaj premtimeve të tyre dhe një rikujtim, se disa nevoja për Policinë e Kosovës mbesin esenciale
Dje festoi ditëlindjen e 26-të e për dhuratë, morri lavadata e mbështetje nga secila figure shtetërore e qytetare.
Por ky përvjetor e gjeti Policinë e Kosovës me premtime të parealizuara për ta e jetike për detyrën.
Ka vite të tëra që sigurimi shëndetësor iu ishte premtuar pjestëarëve të këtij institucioni e që ende, ka mbetur vetëm në letër e deklarata publike.
Për ata që dikur ishin pjesë e këtij institucioni, kjo mbetet zhgënjyese.
“Të gjithë kanë premtu sigurimin shëndetësor, kanë premtu se do të bëhet sigurimi madje është premtue dhe pensioni i hershëm sepse 65 është moshë shumë e shtyne, është polic formal thuja. As ajo nuk u bë. Takimi me Albin Kurtin, të gjithë e kanë dhanë këtë premtim po mund të them se ky ka qenë bukur më premtues por as kjo qeveri nuk e bëri këtë. Është e çuditshme pse nuk ndodhë kjo dhe as pensiioni i hershëm. Kemi Policë që punojnë me qyk të zorit, që janë me sëmundje të ndryshme”, ka deklaruar Shaban Tasholli, ish-kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës.
Njësoj shprehen edhe të tjerë duke e cilësuar mungesën e sigurimit shëndetësor si veprimin më diskrimunes ndaj Policisë së Kosovës.
“Çështja më diskriminuese që bëhet policve të Kosovës është se përtej rrezikut që e kanë në punë, nuk kanë sigurim shëndetësor që në rast se ndodh diçka me tyre, ta gëzojnë atë sigurim. Është tepër me keqardhje që një polic, qohet e vesh unifmronën, vetëm kush e ka provu e din, ajo e ka përgjegjësinë dhe gjithë ato pajisje që e kanë mission t’i përdorin, një shujtë nuk e kanë. Pagat janë të ulëta”, ka theksuar Fehmije Gashi-Bytyqi – Ish Police.
Për Gashi-Bytyqin, manifestimi i djeshëm duhet të shërbejë si një rikujtim për Qeverinë e ardhshme.
“Në këtë manifestim që u zhvillu dje, është momenti vendimtar që tash e tutje institucionet që do të konstitutohen, varësisht kush, të mendojnë për institucionin më të mire, t’iu ofrojnë siguri shëndetësore, qoftë ushqim, page më të dinjitetshme dhe mos ta kenë brengën a mund të sigurojnë ekzsitencën”, ka theksuar ajo.
Policia e Kosovës është e vetmja në rajon pa sigurime shëndetësore.