Dita po vjen, a do të konstituohet Kuvendi me 15 prill?

Pas regjistrimit të deputetëve, të martën pritet të mbahet seanca konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës. Por ende nuk dihet nëse Lëvizja Vetëvendosje e cila është partia me më së shumti vota në zgjedhjet e 9 shkurtit do të arrijë të e formojë qeverinë. Deputetë të Listës GUXO, kanë thënë se Serbia po synon vakumin institucional, e nga PDK thanë se LVV-ja nuk i ka numrat për formim të qeverisë.